Vdes suedezi i njohur për karikaturën ndaj profetit Muhamed, për 14 vite ishte nën përcjelljen e policisë

Evropë

Vdes suedezi i njohur për karikaturën ndaj profetit Muhamed, për 14 vite ishte nën përcjelljen e policisë

Nga: F.B Më: 4 tetor 2021 Në ora: 08:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një aksident të trafikut deri sa ishte në automjetin e policisë, ka vdekur artisti suedez Lars Vilks i cili që nga viti 2007 ishte në përcjelljen e afërt të policisë, pasi kishte publikuar një karikaturë fyese ndaj profetit Muhamed.

Sipas policisë suedeze deri tek aksidenti të dielën mbrëma, erdhi kur në vendin Markarid në Suedi duke udhëtuar me automjetin e policisë civile së bashku me sigurimin e tij, automjeti u përplas me një kamion.

Përveç Vilks, në këtë aksident trafiku kanë mbetur të vdekur edhe dy policë që ishin roje të artistit suedez.

Lajmi për vdekjen e Vilks e publikuan mediat suedeze, ndërsa policia është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Si dihet, për shkak të karikaturës fyese ndaj profetit Muhamed, Vilks 75 vjeçar, për 14 vite ishte në mbrojtje të policisë.

Një karikaturë e tillë ka fyer edhe lënduar edhe shumë mysliman anekënd botës, ndërsa aso kohe Al Kaida kishte ofruar shpërblim prej 100 mijë euro për kokën e tij.

Dyshohet se Vilks ishte cak i një sulmi edhe në një debat të zhvilluar në Kopenhagen në vitin 2015, ku në atë sulm u vra një regjisor.

Vilksin nuk e ka njohur askush jashtë Suedisë para se t’i publikonte karikaturën për profetin Muhamed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat