Gjermani: Debati i vazhdueshëm për kufizimin e shpejtësisë në autostrada

Evropë

Gjermani: Debati i vazhdueshëm për kufizimin e shpejtësisë në autostrada

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 09:18
Gjermani

Debati i kahershëm për kufizimin e shpejtësisë në autostradat e Gjermanisë mund të marrë kthesë pas zgjedhjeve parlamentare: Numri i qytetarëve pro po rritet. Tifozët e shpejtësisë e quajnë limitmin si heqje lirie.    

Sa herë që Gjermania ka një qeveri të re vendoset në rend të ditës debati për kufizimin e shpejtësisë në autostrada. Pas zgjedhjeve të fundit (26.09) ligjëvënësit sërish diskutojnë për këtë, pa marrë dot një vendim, sepse në Gjermani opinionet janë të ndara mbi këtë temë.  Gjermania është i vetmi vend në Europë që nuk ka kufizim shpejtësie në shumë autostrada. Sektori gjerman i automjeteve dëshiron të ecë pa frena, por për shkak të ndryshimit të klimës pjesa më e madhe e qytetarëve duket se janë gjithnjë e më shumë pro kufizimit të shpejtësisë.  

Ndonëse diskutimi për limitimin e shpejtësisë në autostrada vazhdon, në disa qytete po konkretizohet kufizimi i shpejtësisë në rrugët brenda qytetit në 30 km.

Një shembull është qyteti i Ahenit, ku me këtë kufizim jepet një sinjal për mbrojtjen e klimës. Këshilli i qytetit të Ahenit argumenton, se limiti 30 km në orë i vendosur për rrugët kryesore e bën qytetin më të sigurt, më të pastër dhe pro-klimës. Enti federal për Mjedisin e konfirmon përmirësimin e cilësisë së mjedisit nga ulja e shpejtësisë së automjeteve. 

Por tifozët e shpejtësive të mëdha e shohin këtë gjë si „kufizim lirie". Ata duan që të vazhdojnë të shijojnë shpejtësi më të larta se 200 km në orë: Sa më shpejt, aq më mirë. Për shumë gjermanë ngarja e automjetit duke shkelur gazin, është liri e madhe. Dhe limitimi i saj konsideorhet si kufizim lirie.

Image

Megjithatë grupi i atyre që janë kundër kufizimit të shpejtësisë në autostrada dita ditës po zvogëlohet. Gjithnjë e më shumë gjermanë duket se do të jenë të gatshëm ta pranojnë këtë kufizim për mbrojtjen e klimës. E tani që pas zgjedhjeve të 26 shtatorit qeveria e re, cilido qoftë konstelacioni i partive në koalicionin qeveritar, në përbërjen e tij do të jetë patjetër partia ambjentaliste Të Gjelbërit, e cila është partia që e ngre më shumë zërin kur ëhstë fjala për klimën e si rrjedhojë edhe për kufizimin e shpejtësisë në austostrada./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat