Policia ukrainase arreston hakerin i cili firmave globale u shkaktoi 150 milionë dollarë dëme

Evropë

Policia ukrainase arreston hakerin i cili firmave globale u shkaktoi 150 milionë dollarë dëme

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Policia ukrainase tha të hënën se kishte arrestuar një 25-vjeçar i cili hakoi më shumë se 100 kompani të huaja dhe shkaktoi dëme me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, hakeri, i cili nuk u identifikua, përdori sulme “phishing” dhe rrëmbeu softuer që lejojnë qasjen në distancë të kompjuterëve, tha një deklaratë e policisë.

Viktimat përfshinin “kompani me famë botërore të energjisë dhe turizmit”, shtoi ajo.

Hakeri u kap me ndihmën e zyrtarëve të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Europol dhe Interpol.

Policia kreu kontrolle në shtëpitë e të pandehurit dhe të afërmve të ti

“Si rezultat, u konfiskuan pajisje kompjuterike, celularë, automjete dhe më shumë se 360 mijë dollarë para të gatshme. Përveç kësaj, 1.3 milion dollarë u bllokuan në kriptovalutat e sulmuesit”, tha policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat