“Shumë i sëmurë për të vazhduar”/ VIDEOT që tregojnë se Erdogan-it po i vjen fundi si lider i Turqisë

Evropë

“Shumë i sëmurë për të vazhduar”/ VIDEOT që tregojnë se Erdogan-it po i vjen fundi si lider i Turqisë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 19:27
Rexhep Tayyip Erdogan

Gjendja shëndetësore e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan nuk është e mirë dhe për këtë po flasin të gjitha mediat.

Ai është parë i lodhur në daljet e fundit publike dhe kjo i ka bërë të gjithë të dyshojnë mbi shëndetin e tij.

"Foreign Policy" shkruan se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke.

Thuhet se ka shenja se ai mund të jetë shumë i sëmurë për të kandiduar për rizgjedhje.

Disa video të publikuara tregojnë se udhëheqësi turk nuk është dukur mirë. Disa prej tyre nuk janë aq të qarta sa të tjerët, por, të marra së bashku, ato ngrenë disa pyetje të dukshme në lidhje me shëndetin e Erdoganit. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat