30 autobusë u dogjën gjatë natës në Romë

Evropë

30 autobusë u dogjën gjatë natës në Romë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:49
Foto

Të paktën 30 autobusë u dogjën në një zjarr në Romë mesnatën e së hënës.

Shkaku është ende i panjohur, hetuesit po bëjnë kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ishte një aksident apo një akt kriminal.

Nuk raportohet për viktima dhe autobusët ishin kryesisht automjete të vjetra, raporton Ap.

Zjarri është shuar para lindjes së diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat