34 viktima nga COVID në Greqi, 300 pacientë të pavaksinuar futen në intubim

Evropë

34 viktima nga COVID në Greqi, 300 pacientë të pavaksinuar futen në intubim

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:56

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2876 raste të reja me COVID-19. Numri i viktima është 34.

334 pacientë vijojnë që të luftojnë me sëmundjen në spitalet COVID në vendin fqinj. Nga pacientët e trajtuar me intubim, 300 janë të pavaksinuar

Numri i përgjithshëm i rasteve duke shtuar shifrat e sotme arrin në 666,517 (ndryshim ditor + 0.5%), nga të cilët 50.9% janë burra.

Fatalitetet kanë arritur në 14,991 në total nga fillimi i pandemisë, 95.4% kishin sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat