Qeveria belge së shpejti me propozim për katër ditë pune në javë

Evropë

Qeveria belge së shpejti me propozim për katër ditë pune në javë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Ka shumë mundësi që shumë shpejt në Belgjikë do të punohet katër ditë në javë, teksa qeveria pritet të dalë me një deklaratë më së largu deri të hënën, konfirmoi për Euronews një zëdhënës i qeverisë.

Të enjten, zëdhënësi i ministrit të Punës dhe Ekonomisë Pierre-Yves Dermagne tha për Euronews se “propozimet e bëra janë duke u diskutuar me qeverinë federale belge” në kuadër të një programi për reformimin e tregut të punës.

“Do të ketë më shumë sqarime mbi propozimin të hënën ose të dielën”, tha zëdhënësi i ministrit.

Për Dermagnen, java me katër ditë pune është “çështje themelore”, pasi pandemia nxiti ndryshime të mëdha mbi situatën në punë të shumë qytetarëve.

Katër ditë pune në javë më 2022? Pasi të jetë pajtuar me propozimin, qeveria federale e Belgjikës do të punojë mbi detajet së bashku me përfaqësues të industrisë dhe të sindikatave.

Procesi pritet të zgjasë të paktën gjashtë muaj, sipas parashikimeve, përpara se t’i nënshtrohet procesit politik, çka nënkupton dhe kthimin e tij në ligj.

Megjithatë, qeveria nuk ka për qëllim që puna me vetëm katër ditë në javë të jetë e detyrueshme.

Deri më tash, në disa vende të Evropës është provuar pilot-projekti me 4 ditë pune në javë dhe “efektet ishin pozitive te punëtoret”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat