Italia goditet nga moti i ligë, raportohet për rrëshqitje dheu

Evropë

Italia goditet nga moti i ligë, raportohet për rrëshqitje dheu

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Veriperëndimi i Italisë është goditur nga moti i ligë, ku nga reshjet e mëdha të shiut janë përmbytur lagje të tëra, dhe thellësia e shiut që ka rënë ka arritur në 76 centimetra.

Banorët e Rossiglione të Gjenoas, pretendojnë se 82.9 e shiut që bie brenda një viti ka rënë për vetëm 24 orë, ku i tërë rajoni në veriperëndim është përmbytur përgjatë vijës kufitare me Francën.

Si rezultat i reshjeve të mëdha ka pasur rrëshqitje dheu dhe shkatërrim të shumë shtëpive. Më së rëndi është goditur qyteti Savona, ku pothuajse të gjitha rrugët janë të pakalueshme.

Fotografi dhe video të ndryshme tregojnë gjendjen faktike në terren, ku rrugët ishin shndërruar në “lumenj”, e banorë të shumtë që jetonin në zonat më të rrezikuara janë evakuuar për shkaqe sigurie. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat