Ulet numri i viktimave nga COVID në Itali, mbi 3 mijë raste të reja

Evropë

Ulet numri i viktimave nga COVID në Itali, mbi 3 mijë raste të reja

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

30 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID nga 41 që ishin një ditë më parë.

3,023 raste të reja me COVID-19  janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë incidenca javore e rasteve të COVID në nivel kombëtar në Itali vazhdon të ulet, duke arritur në 34 për njëqind mijë banorë (27 shtator-3 tetor) krahasuar me 39 javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat