1 milion italianë firmosin pro eutanazisë, dokumentet i dorëzohen Kushtetueses

Evropë

1 milion italianë firmosin pro eutanazisë, dokumentet i dorëzohen Kushtetueses

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 22:02
Pamje nga Italia

Në Gjykatën Kushtetuese në Itali janë dorëzuar më shumë se 1 milion e 200 mijë firma për të kërkuar një referendum mbi legalizimin e eutanazisë.

Dokumentet janë dorëzuar nga anëtar të komisionit pro eutanazisë, por dhe të afërm të personave që kanë aplikuar këtë procedurë në vendet ku lejohet, dhe jo në atdheun e tyre, për shkak se është e paligjshme.

Risia qëndron në faktin se këto firma përbëjnë fushatën e parë për mbajtjen e një referendumi, të miratuar dhe nga Gjykata e Lartë italiane. Pyetja e referendumit propozon rrëzimin e pjesshëm të artikullit 579 të kodit penal që dënon vrasjen e një personi i cili e kërkon që të mos jetojë më.

Tashmë firmat e mbledhura do të analizohen nga zyra qendrore për referendume në Gjykatën Kushtetuese, për të verifikuar vlefshmërinë e tyre.

Nëse Gjykata jep miratimin, kalohet në fazën e dytë ku janë gjykatësit që do të lejojnë ose jo qytetarët italianë për të votuar. Votimi mund të organizohet mes 15 prillit dhe 15 qershorit të 2022-shit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat