18 vjeçarja vdiq pasi ra nga kati i pestë, arrestohet vjehrri i saj pasi u zbulua letra e fundit e viktimës

Evropë

18 vjeçarja vdiq pasi ra nga kati i pestë, arrestohet vjehrri i saj pasi u zbulua letra e fundit e viktimës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:53
Aleyna Aggul

Vdekja e një vajze 18-vjeçare po hetohet nga policia në Turqi pas gjetjes së një letre ku ajo akuzonte babanë e të dashurit për abuzim seksual dhe vrasjen e saj.

18 vjeçarja Aleyna Aggul, ra për vdekje nga apatamenti i katit të pestë të shtunën që shkoi në Igdir të Turqisë.

Por teksa policia kontrollonte apartamentin e saj, një letër në dukje e shkruar nga e ndjera fajësonte një burrë 42-vjeçar që është arrestuar.

Në letër vajza akuzonte pas vdekjes, babanë e të dashurit të saj, duke shkruar: “Gokhan Argin është përgjegjës për vdekjen time”.

Sipas rrjetit vendas Haberler, Aleyna kishte qenë prej kohësh në një lidhje me të birin e të akuzuarit.

Por Gokhan, i cili punon në biznesin e ndërtimit, kishte shantazhuar Aleyna pasi kishte marrë fotot e zhveshura të saj në celularin e të birit.

Sipas akuzave, ai e kishte thirrur Aleyna në zyrën e tij dhe i kishte bërë shantazh me fotografitë dhe kishte abuzuar seksualisht me të.

Vajza shkruante se babai i të dashurit të saj i kishte thënë: “Kam fotot dhe videot e tua. Nëse nuk bindesh, do t’ia tregoj ato familjes tënde dhe miqve të tu. Të gjithë do ta dinë se cila je”.

Vajza raportohet se një ditë para vdekjes kishte bërë një ankesë në polici, sipas mediave.

Por më pak se 24 orë më vonë, adoleshentja që raportohet se vuante nga depresioni, ishte gjetur e vdekur poshtë pallatit.

Gokhan Argin tashmë pretendon se kishte një lidhje të fshehtë me të dashurën e djalit të tij, pas publikimit të akuzave, raporton rrjeti vendas Sabah.

Pas hetimeve autoritetet arrestuan Gokhan me akuza nxitje vetëvrasjeje, plagosje, shantazh, ofendim dhe shkelje të privatësisë.

Djali i tij u arrestua filimisht por tashmë hetohet në gjendje të lirë.

Ndërsa prindërit e dëshpëruar të Aleyna thonë se babai i të dashurit të vajzës e kishte shtyrë atë drejt vdekjes.

Babai i Aleyna, Kemal Aggul, tha: “Nuk ishte vetëvrasje, ata komplotuan kundër time bije, ajo nuk kishte plagë të tjera përveç atyre të rënies”. Ndërkohë protesta të mëdha po zhvillohen në qytetin turk me shumicë etnike azere ku ndodhi ngjarja. Hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat