Norvegjia me qeveri të re, Jonas Gahr Store kryeministër i ardhshëm

Evropë

Norvegjia me qeveri të re, Jonas Gahr Store kryeministër i ardhshëm

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:11
Jonas Gahr Store

Partia e Punës e Norvegjisë ka deklaruar se ka rënë dakord të formojë një qeveri të re të pakicës me partinë Qendra Rurale. Bisedimet midis dy partive kishin vijuar për katër javë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Por Jonas Gahr Store – udhëheqësi i partisë laburiste do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Norvegjisë.

“Ne jemi gati për të formuar një qeveri”, tha Store në një konferencë shtypi, së bashku me aleatin e tij të qendrës Trygve Slag svold Vedum.

Përbërja e qeverisë së re pritet të prezantohet zyrtarisht të mërkurën e ardhshme.

Me vetëm 76 vende nga 169 në Parlament, koalicionit dypartiak do t’i duhet të negociojë me partitë e tjera për të miratuar ligje me shumicë të cilësuar.

Me triumfin e partive të qendrës dhe të majtës socialiste, i jepet fund tetë viteve të sundimit konservator të udhëhequr nga Erna Solberg.

Socialistët u tërhoqën nga negociatat pasi bisedimet paraprake zbuluan ndarje të thella midis palëve mbi politikën e naftës, klimës dhe taksave. Kryeministri aktual i Norvegjisë Solberg do të paraqesë buxhetin e ri të shtetit javën e ardhshme, para se të japë dorëheqjen e qeverisë së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat