Rritet kostoja e jetesës për qytetarët turq

Evropë

Rritet kostoja e jetesës për qytetarët turq

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:38
Turqi

Rritja e çmimeve të shumë mallrave në Turqi, veçanërisht ajo e ushqimeve, ka rritur kostot e jetesës për shumicën e  qytetarëve turq. Të dhënat e publikuara nga zyra e statistikave të vendit javën e kaluar treguan se çmimet e ushqimeve u rritën në gati 30% dhe tani  shumica e qytetarëve po ndiejnë barrën e çmimeve të larta.

“Vitin e kaluar, trangujt u shitën një deri në 1.5 lira për kilogram dhe ndërsa tani unë sapo pyeta shitësin i cili tha se ato shiten me shtatë deri në tetë lira  për kilogram. Jeta është bërë  shumë e vështirë tani.”

Shumë të tjerë kanë zgjedhur të ulin standardet e tyre të jetesës në  përpjekje për të kaluar këtë kohë mjaft të vështirë.

“Rritjet e çmimeve ka prekur çdo aspekt të jetës sonë. Ne madje kemi menduar se si të kursejmë para xhepi për fëmijët tanë. Ne kemi hequr dorë nga ngrënia jashtë. Nëse më përpara mund të shkonim tre herë te mjeku tani ne mund të përballojmë  të shkojmë vetëm një herë.”

Ekonomia e Turqisë u godit rëndë vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe vendi është kryesisht i varur nga importet.

“Ekonomia turke është shumë e varur nga mallrat e importit. Ndërsa rritet kursi i këmbimit të monedhës, importi i lëndëve të para, veçanërisht importet e energjisë po bëhen më të larta dhe kjo rrit kostot.”

Për të frenuar çmimet e ushqimit, qeveria turke ka nisur një hetim mbi pesë zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në vend pasi ata u fajësuan për çmimet e larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat