Lodhen nga jeta në hotele, afganët e larguar: “Na ktheni mbrapsht”!

Evropë

Lodhen nga jeta në hotele, afganët e larguar: “Na ktheni mbrapsht”!

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Nuk e durojnë dot më jetën në hotele, ndaj një pjese e afganëve te larguar mes shumë vështirësish nga regjimi taleban e të dërguar në Britaninë e Madhe, tani duan të shkojnë në shtëpi, shkruan Daily Mirror.

Sipas të përditshmes angleze, refugjatët afganë janë lodhur me kushtet e këqija të jetesës me të cilat përballen në këtë vend. Mungesa e banesave të disponueshme ka bërë që shumë familje afgane të mbeten të bllokuara përgjatë gjithë kësaj kohe nëpër hotele, e sipas zyrtarëve britanikë, mund të duhen muaj të tërë përpara se të gjenden shtëpi të përshtatshme për ta.

Kryeministri Boris Johnson e nisi në fundin e gushtit operacionin e mbiquajtur “Mikpritje e ngrohtë”, por programi për sistemimin e refugjatëve nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara prej tyre, ndaj një pjesë e afganëve duket se tani preferojnë të kthehen në shtëpi.

Programi parashikonte që 7.000 afganë të mbërritur në Angli të kenë mundësinë të rindërtojnë jetën në këtë vend, të gjejnë punë, të shkollojnë fëmijët e të integrohen me komunitetet e tyre lokale.

Megjithatë disa prej tyre që tani thonë se u ka “ardhur në majë të hundës”, e pohuar kjo dhe nga prestigjiozja The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat