34 viktima nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të infektuarve

Evropë

34 viktima nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të infektuarve

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Italia është dhe një ndër vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja të konfirmuara me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 516 raste të reja nga 114 776 testime të kryera.

Sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore në orët e fundit kanë humbur jetën gjithashtu 34 persona.

Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 2 184 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,701,832 qytetarë mes të cilëve 131 335 kanë humbur jetën dhe 4 486 391 kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat