Mal i Zi: Një 19-vjeçare në mesin e viktimave nga COVID-19

Evropë

Mal i Zi: Një 19-vjeçare në mesin e viktimave nga COVID-19

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:15
Një punonjëse e kujdesit shëndetësor trajton një pacient me COVID-19 në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën Klinike në Podgoricë, më 22 shtator 2021.

Në Mal të Zi një nëntëmbëdhjetë vjeçare është në mesin e tetë personave që humbën jetën nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se 19-vjeçarja ishte infektuar nga fundi i gushtit, dhe nuk ishte e vaksinuar.

“Gjatë trajtimit ajo kishte një sulm në zemër pas së cilit për kohë të shkurtër iu rikthye funksioni i zemrës, por pastaj pësoi edhe një sulm të dytë, pas së cilit nuk reagonte në terapi”, thuhej në deklaratën e Instituti të Shëndetit Publik, në të cilën gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që marrin vaksinat kundër COVID-19.

Gjatë 24-orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar 448 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Podgoricë, 145.

Gjatë 24 orëve të fundit 517 pacientë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 5.249.

Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, 2,000 njerëz kanë vdekur, dhe 135,981 persona janë infektuar me koronavirus.

Që nga 4 maji, kur filloi fushata e imunizimit, të dyja dozat e vaksinës janë marrë nga 36.3 për qind e popullsisë së përgjithshme./REL

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat