Gjendet një varrezë masive në ish-jetimoren katolike

Evropë

Gjendet një varrezë masive në ish-jetimoren katolike

Më: 3 mars 2017 Në ora: 17:07
ilustrim

Ekspertët e Forenzikës vërtetojnë se kanë gjetur një varrezë masive me trupa të fëmijëve të vegjël në jetimoren e dikurshme në Irlandë

Me dekada ekzistojnë dyshime se janë bërë varrime në këtë vend, thuhet sot nga Komisioni shtetëror  për jetimoret.

 Këtë e konfirmon rezultati i një hetimi të kryer në vitin 2014 nga një historian lokal, i cili ka gjetur certifikatat e vdekjes për rreth  800 fëmijë që kanë vdekur në jetimore në Tuam në County Galway, që kur është hapur që nga viti 1925, derisa  është mbyllur në vtin 1961, raporton Asociated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat