Le Pen refuzon t’i përgjigjet ftesës së gjykatësve

Evropë

Le Pen refuzon t’i përgjigjet ftesës së gjykatësve

Më: 3 mars 2017 Në ora: 21:10
Marine Le Pen

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen ka refuzuar të përgjigjet në ftesën e gjykatësve në lidhje me akuzat për keqpërdorimin e fondeve të BE-së.

Avokati i Le Pen ka thënë për Reuters se ajo nuk do të përgjigjet para përfundimit të fushatës presidenciale, që do të mbahet gjatë muajve prill dhe maj.

“Sigurisht se ajo nuk do të shkojë të merret në pyetje”, ka thënë Marcel Ceccaldi duke përmendur imunitetin parlamentar të Le Pen.

Kujtojmë, se Le Pen është nga kandidatet më serioze për postin e presidentit të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat