4 viktima në fabrikën e armëve. Armët e kësaj fabrike u panë në duart e serbëve dhe ISIS-it që vranë popullatën në Kosovë dhe Evropë

Evropë

4 viktima në fabrikën e armëve. Armët e kësaj fabrike u panë në duart e serbëve dhe ISIS-it që vranë popullatën në Kosovë dhe Evropë

Më: 3 mars 2017 Në ora: 22:48
Viktimat e shpërthimit

Katër persona humben jetën  dhe 25 të tjerë u plagosën  pas një shpërthimi të dyfishtë në një depo municionesh të ushtrisë në qytetin serb të Kragujevacit.

Tre persona rezultojnë ende të zhdukur disa orë pas këtij shpërthimi, për të cilin ministria nuk ka dhënë ende shkaqet.

Agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se viktima e parë është nënkoloneli Mirosllav Perisic. Nënkolonel i Armatës së Serbisë ishte anëtar i Ushtrisë 26 vjet, dhe në dy të fundit ka punuar në Byronë Repair Teknik. Ai ishte komandant i garnizonit Kragujevac.

Viktima e dyte është kapiten Darko Kostic, pastaj Dejan Kovacevic dhe Zeljko Nikolic te cilët u gjetën pas dy ditësh kërkime. Duke ju referuar burimeve e prendimore raportohet se kjo fabrikë e armeve ne Kragujevc nuk është anonime. Ajo është e njohur ne mediat botërore te cilat kane shkruar se armët e Kragujevcit u gjetën duart e serbëve që vranë shqiptarët në Kosovës  dhe ISIS-it qe vranë popullatën në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat