Deputeti polak i PE-së mund të ndëshkohet për "komente të turpshme"

Evropë

Deputeti polak i PE-së mund të ndëshkohet për "komente të turpshme"

Më: 3 mars 2017 Në ora: 23:48
Janusz Korwin-Mikke

Një deputet polak i Parlamentit Evropian mund të ndëshkohet, pasi tha se gratë “duhet të fitojnë më pak se burrat, sepse janë më të dobëta, më të vogla dhe më pak inteligjente”.

Presidenti i Parlamentit është duke hetuar nëse Janusz Korwin-Mikke ka thyer rregullat me komentet ndaj deputetëve të tjerë.

Rregullat ndalojnë shpifjen, gjuhën dhe sjelljen raciste dhe ksenofobike.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve i bëri thirrje presidentit të Parlamentit, Antonio Tajani, të ndëshkojë deputetin nacionalist polak për “komentet e turpshme”. Ndëshkimet për raste të tilla radhiten nga vërejtja për pezullim deri në pezullim të përkohshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat