Turqia vazhdon kritikat ndaj kancelares Merkel

Evropë

Turqia vazhdon kritikat ndaj kancelares Merkel

Më: 4 mars 2017 Në ora: 13:35
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag, ka drejtuar të shtunën kritika të reja ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel për shkak se nuk ka dënuar vendimin e autoriteteve lokale në Gjermani që të ndalohen mitingjet.

Mitingjet ishin planifikuar në kuadër të përpjekjeve që Ankaraja të marrë mbështetje në mesin e 1,5 milion shtetasve turq në Gjermani për mbajtjen e referendumit për rritjen e kompetencave për presidentin turk, i cili pritet të mbahet në prill të këtij viti.

Ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshtë dje kritikat e shtetit turk pas anulimit të dy tubimeve pro-turke në Gjermani dhe ka kritikuar mediat e lira në këtë vend.

Marrëdhëniet ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë janë përkeqësuar që një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat