Mogherini arrin për vizitë në Sarajevë

Evropë

Mogherini arrin për vizitë në Sarajevë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 16:22
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini ka arritur në Sarajevë, njoftojnë mediat boshnjake.

Ajo gjatë qëndrimit njëditor në Bosnjë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, kryesuesin e Këshillit të Ministrave Denis Zvizdiq, zëvendësit e tij, ministrin e Jashtëm Igor Crna dhe kryetarin e Republikës Serbe Millorad Dodik.

Vizita e kryediplomates evropiane ishte paraparë të bëhet ditë më parë, por ajo u shty për shkak se aeroplani në të cilën ndodhej Mogherini nuk arriti të aterrojë për shkak të kushteve të këqija klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat