Shefi i diplomacisë britanike viziton Rusinë

Evropë

Shefi i diplomacisë britanike viziton Rusinë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 18:34
Boris Johnson

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson do ta vizitojë Rusinë në javët e ardhshme, e cila ftesë realizohet me ftesë të homologut rus, Serguei Lavrov.

Siç njofton Ministria britanike e Punëve të Jashtme, Johnson pranoi një ftesë të ministrit rus të Punëve të Jashtme Serguei Lavrov, për të shkuar për vizitë në Moskë në javët në vijim.

“Kjo nuk është një kthim në normalitet dhe ministri do të vazhdojë të tregohet i prerë mbi çështjet në të cilat kemi divergjenca me Rusinë”, theksohet në komunikatë, duke saktësuar se Siria dhe Ukraina figurojnë në listën e bisedimeve.

Londra ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për rolin e saj në krizën Ukrainase.

Kjo është vizita e parë e një ministri britanik në Moskë që prej pesë vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat