Fillon i vendosur, nuk heq dorë nga kandidatura për president të Francës

Evropë

Fillon i vendosur, nuk heq dorë nga kandidatura për president të Francës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 19:53
Kandidati francez për president, Francois Fillon

Kandidati francez për president, Francois Fillon i ka mbrojtur planet e tij politike të shtunën, duke pretenduar se ato janë e vetmja rrugë për të ardhmen më të mirë të Francës.

Edhe pse është zhytur në një skandal, Fillon është parë i vendosur që të mos heq dorë nga kandidatura për president të Francës.

“Unë kam përgaditur një program ambicioz. I vetmi që mund ta çojë Francën drejt zhvillimit”, tha Fillon gjatë një mitingu.

“Unë jam duke u sulmuar, por kam vullnetin për ta ndryshuar Francën. Nuk do të heq dorë”, theksoi kandidati Fillon.

Sondazhet e fundit tregojnë se Fillon, nuk do të arrijë të sigurojë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi atje do ballafaqohen Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat