Sheshel: Vetëm unë mund ta kontrolloj Vuçiqin!

Evropë

Sheshel: Vetëm unë mund ta kontrolloj Vuçiqin!

Më: 5 mars 2017 Në ora: 11:41
Sheshel Vuçiq

Dikur mentori dhe sot kundërshtari i Aleksandar Vuçiqit, Vojisllav Shesheli e sheh veten si kundërkandidatin e vetëm serioz kundruall shefit të qeverisë serbe.

Në funksionin e Presidentit të Serbisë nuk duhet të jetë dikush që do ta ketë krejt pushtetin në duar por dikush që do ta kontrollojë pushtetin ekzekutiv, judikativ dhe ligjëvënës.Kështu ka deklaruar lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel sot në Beograd.

Sheshel me këtë rast gazetarëve u ka thënë në Beograd që asnjë prej kandidatëve tjerë nuk mund ta kontrollojë Aleksandar Vuçiqin përpos vet Sheshelit.

Sipas Sheshelit kriza në Serbi po zgjat tashmë me dekada dhe se është vetëm ai që do ta nxjerr vendin nga kjo krizë duke e orientuar Serbinë drejt Rusisë dhe jo Bashkimit Europian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat