Erdogan i krahason veprimet e Gjermanisë me periudhën naziste

Evropë

Erdogan i krahason veprimet e Gjermanisë me periudhën naziste

Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:39
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se veprimet e Gjermanisë për të ndalur takimet politike me banorët turk, të cilëve do tu drejtohen zyrtarët e Turqisë “nuk kanë shumë dallim me veprimet e periudhës naziste”.

Autoritetet gjermane javën e kaluar kanë tërhequr lejen për dy takime në qytetet gjermane, ku qeveria turke parashihte të mbajë fushatë për të fituar mbështetjen e 1.5 milion pjesëtarëve të komunitetit turk në këtë shtet, për ndryshimet kushtetuese të cilat pritet t’i japin fuqi më të mëdha presidentit Erdogan.

“Gjermani, ju nuk keni asnjë lidhje me demokracinë dhe ju duhet ta dini se me veprime të tilla ju nuk dalloni nga periudha naziste. Kur e them këtë, ata shqetësohen”, ka thënë Erdogan në një tubim në Stamboll.

Më 16 prill, Turqia do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese, përmes së cilave posti i presidentit do të marrë më shumë fuqi ekzekutive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat