Ministri britanik: Rusia të ndalojë ndërhyrjet në vendet tjera

Evropë

Ministri britanik: Rusia të ndalojë ndërhyrjet në vendet tjera

Më: 6 mars 2017 Në ora: 15:18
Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson

Rusia duhet të ndalet me ndërhyrjet e saj të papranueshme në vendet tjera, nëse do që të ketë ndonjë shans për një fillim të ri të raporteve me perëndimin, ka thënë ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, shkruan Yahoo News.

“Më lejoni të jem i qartë, Rusia po bënë gjëra aspak të mira”, tha Johnson pasi që arriti në Bruksel për takimin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të Bashkimit Europian.

“Janë përfshirë në luftëra kibernetike, janë kyçur në vende të Ballkanit – e keni parë çfarë ka ndodhur në Mal të Zi – pastaj të mos flasim për atë që ka ndodhur në Ukrainë”, tha ai.

“Është krejtësisht e papranueshme – ata duhet të ndryshojnë, duhet të tregojnë se janë të besueshëm”.

Johnson, që shumë shpejt pritet ta bëjë një vizitë në Rusi pohoi se askush në Europë apo në SHBA nuk do ta shohë një tjetër Luftë të Ftoftë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat