Paralajmëron Lajçak: Dy shtete të Ballkanit para shkatërrimit

Evropë

Paralajmëron Lajçak: Dy shtete të Ballkanit para shkatërrimit

Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:59
Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar dje se dy vende të Ballkani janë para shpërbërjes, ndërsa tre të tjera janë në krizë të thellë politike. Sipas tij, ky është konkluzioni nga vizita e përfaqësuese së lartë të Unionit, Federica Mogerinim në Ballkan, prej ku ajo është kthyer e frustruar. Ai ka thënë se nuk mundet që këtyre vendeve ballkanike t’u sigurojnë menjëherë anëtarësim në BE, por duhet të bindin Unionin që procesi i zgjerimin të BE-së duhet të merr dinamikë të re.

“Zonja Mogerini është kthyer shumë e frustruar nga turneu i saj ballkanik, por për këtë do të bisedojmë sot në mbledhjen e ministrave, është fakt që Bashkimi Evropian nuk është më partner serioz në procesin e zgjerimit. Ne jemi tërhequr nga Ballkani sipas të gjitha fakteve, ndërsa shohim se cilat janë pasojat nga kjo pozitë e jona. Aty kemi dy vende që janë para shpërbërjes, ndërsa tre vende që janë në krizë të thellë politike. Ndërsa kjo është për arsye se ne si BE nuk e përmbushim rolin tonë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat