Evakuohet ura e Londrës për shkak të një veture të dyshimtë

Evropë

Evakuohet ura e Londrës për shkak të një veture të dyshimtë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 17:58
Londra

Ura e Londrës, stacioni hekurudhor dhe stacioni i autobusëve, si dhe disa ndërtesa të martën janë evakuuar urgjentisht pas alarmit për një automjet të dyshimtë, por pas hetimeve policore është thënë se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Dëshmitarët thanë se njësitë speciale policore për çaktivizim kanë hetuar një automobil të dyshuar “Range rover”.

Policia ka pastruar urën, ndërsa janë evakuuar edhe kafenetë lokale derisa helikopterët e policisë kanë vëzhguar rajonin nga ajri.

Image

“Duket se janë evakuuar edhe disa ndërtesa. Deri te stacioni i metrosë mund të shkohet vetëm nëse shkoni përmes shkallëve. Këtu ndodhen edhe automjete të policisë dhe së paku dy automjete të zjarrfikësve”, ka thënë një dëshmitar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe një numër i madh i automjeteve të policisë, ndërsa njerëzve në ndërtesat e afërta u është thënë që të largohen nga dritaret dhe të mos dalin jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat