Hungaria miraton ligjin për ndalimin e emigrantëve

Evropë

Hungaria miraton ligjin për ndalimin e emigrantëve

Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:22
Hungaria

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një ligj të ri, sipas të cilit të gjithë azilkërkuesit duhet të mbahen në kampe përgjatë kufirit jugor të vendit, ndërkohë që shqyrtohen kërkesat e tyre.

Ligji i ri i miratuar sot, kërkon që imigrantët të mbahen në kontenierë transporti dhe atyre nuk u lejohet të largohen prej andej, vetëm në se është zgjedhja e tyre që të shkojnë në Serbi.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët shprehu shqetësim të thellë për ligjin e ri, duke thënë se sipas ligjeve ndërkombëtare dhe të Bashkimit Europian, azilkërkuesit mund të mbahen të ndaluar, vetëm në se kjo gjë shihet si “e nevojshme, e arsyeshme dhe me masë”.

Hungaria i ka rezistuar përpjekjeve që anëtarët e BE’së të marrin pjesën që u takon të qindra mijëra emigrantëve që kanë mbërritur atje vitet e fundit.

Qeveria thotë se pozicioni i saj është i nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare, kulturën dhe identitetin europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat