Hungaria do pajisë me rrymë elektrike gardhin në kufi me Serbinë

Evropë

Hungaria do pajisë me rrymë elektrike gardhin në kufi me Serbinë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 09:10
Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs

Gjatë këtij viti shumë vende të Evropës kanë kërkuar rritje të masave kundër hyrjes së refugjatëve, ndërkohë që shumë prej tyre kanë shtuar kontrollet në kufi, Hungaria ka deklaruar se do të pajisë me rrymë elekrike gardhin e ndërtuar në kufirin me Serbinë.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, ka deklaruar se kjo masë merret për të parandaluar hyrjen e refugjatëve në vend si dhe për të penguar një vale tjetër refugjatësh në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu ka deklaruar se pajisja me rryme elektrike e gardhit kufitar, do të relizohet me anë të një teknologjie shumë të lartë e cila edhe në rast kontakti me njeriu nuk rrezikon jetën e tij.

“Në sajë të teknologjisë së avancuar, barriera do të pajiset edhe me rrymë elektrike, por pa rrezik për jetën. Ky sistem do t’i informojë qendrën dhe rojtarët se në cilën pikë refugjatët janë duke u përpjekur ta kalojnë kufirin”, është shprehur Kocacs.

Sipas zëdhënësit të qeverisë hungareze, gardhi kufitar me Serbinë, i cili ka një gjatësi prej 150 kilometrash pritet të mbarojë më 1 mars dhe do të pajiset gjithashtu me kamera termale dhe pajisje të tjera të teknologjisë së lartë.

Kufiri serbo-hungarez gjatë vitit të kaluar ka shërbyer si një nga rrugët kryesore të hyrjes së refugjatëve në Bashkimin Evropian, ku më pas kërkonin edhe azil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat