Vilders proteston para ambasadës turke në Hagë për shkak të mitingut

Evropë

Vilders proteston para ambasadës turke në Hagë për shkak të mitingut

Më: 8 mars 2017 Në ora: 13:04
Popullisti holandez me orientim anti-islam, Gert Vilders

Popullisti holandez me orientim anti-islam, Gert Vilders, ka mbajtur të mërkurën një protestë të shkurtër para ambasadës turke në Hagë kundër mitingut të planifikuar të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu me qëllim që turqit të cilët jetojnë atje të ftohen për votimin e reformës kushtetuese me të cilën presidenti turk do të fitojë kompetenca të gjera.

Vilders me këtë rast ka porositur se shefi i diplomacisë turke nuk është i mirëseardhur në Holandë ku planifikon që të lobojë në favor të një numri sa më të madh të votave pozitive në referendumin turk, i cili do të mbahet më 16 prill, transmeton AP.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat