Bujqit përleshen me policinë në Athinë

Evropë

Bujqit përleshen me policinë në Athinë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

Bujqit grekë janë konfrontuar të mërkurën me policinë në qendre të Athinës gjatë protestës kundër reformave të tatimeve dhe pensionit, kur disa demonstrues tentuan të hyjnë në Ministrinë e Bujqësisë dhe thyen dritaret e autobusit të policisë, pas të cilës policia u përgjigj me gaz lotsjellës duke shpërndarë demonstruesit.

Rreth 1.300 bujq, të cilët në Athinë arritën gjatë natës nga Kreta, janë drejtuar drejt Ministrisë së Bujqësisë, rreth së cilës autobusët e policisë kanë bërë një rrethim, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat