Ngjarje e rëndë në Gjermani: Adoleshenti vret fëmijën dhe tregon duart me gjak në një video

Evropë

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Adoleshenti vret fëmijën dhe tregon duart me gjak në një video

Më: 8 mars 2017 Në ora: 15:54
Vrasësi i dyshuar u etiketua si Marcel H.

Një djalë i ri në Gjermani është shpallur në kërkim, pasi pranoi në një video të publikuar online se kishte vrarë një fëmijë 9 vjeç dhe tregoi duart e tij me gjak.

Adoleshenti u shfaq në videochat për t’u arratisur më pas, ndërsa trupi i të miturit u gjet në një kantinë vere në Herne të Renanisë, këtë të mërkurë.

Vrasësi i dyshuar u etiketua si Marcel H.

Një përdorues i rrjeteve sociale lajmëroi policinë duke shpjeguar se kishte asistuar vrasjen në një video në internet.

Kështu nisën hetimet dhe kërkimet për kapjen e të riut të dyshuar si vrasës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat