Pesë shtetas serbë dënohen me pesë muaj burg për terrorizëm

Evropë

Pesë shtetas serbë dënohen me pesë muaj burg për terrorizëm

Më: 8 mars 2017 Në ora: 18:02
Ilustrim

Gjykata e Lartë në Podgoricë të mërkurën ka pranuar pesë marrëveshjet e reja për pranimin e fajësisë, të cilat Prokuroria Speciale i ka konkluduar me të akuzuarit, të cilët kanë përgatitur sulm terrorist në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mali të Zi.

“Pesë shtetasit serbë ( A.Ç, N.XH, S.Ç, D.S. dhe I.M.) kanë pranuar se ishin pjesë e organizatës kriminale, plani i së cilës ishte hyrja e dhunshme në Kuvendin e Malit të Zi dhe shpalljes në mënyrë kundër kushtetuese të Frontit Demokratik për fitues të zgjedhjeve, të cilat janë mbajtur më 16 tetor”, është bërë e ditur nga Prokuroria Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat