Erdogan për vizitë dyditëshe në Rusi

Evropë

Erdogan për vizitë dyditëshe në Rusi

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:00
Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Rusi, ku do të ketë takime me kolegun e tij rus, Vlladimir Putin, ndërsa dy liderët së bashku do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit bilateral për bashkëpunim në nivel të lartë.

Siç lajmëroi TASS, pritet që temë kryesore e bisedimeve ndërmjet Putinit dhe Erdoganit të jetë normalizimi i marrëdhënieve bilaterale, të cilat u përkeqësuan në mënyrë drastike pas rrëzimit të aeroplanit rus Su-24 nga ana e forcave turke mbi kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë në nëntor të vitit 2015. Ngrohja e marrëdhënieve filloi pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi, në korrik të vitit të kaluar.

Në bisedime do të bëhet fjalë edhe për planet për rritje të këmbimit bilateral tregtar deri 100 miliardë dollarë në vit, për suspendim të ndalesës për import të disa mallrave turke në Rusi, që ishte vendosur pas nëntorit të vitit 2015 dhe ende është në fuqi, si dhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Turqisë gjatë hyrjes në territorin rus.

Në mesin e temave bilaterale për të cilat do të bisedohet, pritet të jenë edhe projektet për ndërtimin e gazpërçuesit "Rrjedha turke" dhe të centralit bërthamor "Akkuju" në Turqinë jugore, si dhe planet e Ankarasë për furnizim të sistemeve kundërajrore ruse të llojit S-400.

Nga temat ndërkombëtare pritet që çështje kryesore të jetë kriza në Siri dhe lufta kundër grupit xhohadist Shteti islamik dhe terrorizmit.

Burime nga delegacioni turk paralajmërojnë se Erdogan do ta ngritë edhe çështjen për raportin ndaj forcave të kurdëve sirianë, të cilët Ankaraja i akuzon për lidhje me Partinë punëtore kurde (PKK), ndërkaq të cilët mbështeten nga vendet perëndimore dhe në Luftën qytetare siriane janë një nga rivalët e regjimit të Damaskut, mbështetës kryesor i të cilit është Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat