Gjermani, evakuohen 8.000 njerëz për shkak të bombës

Evropë

Gjermani, evakuohen 8.000 njerëz për shkak të bombës

Më: 9 mars 2017 Në ora: 12:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 8.000 njerëz janë evakuuar të enjten nga shtëpitë, punëtoritë dhe zyrat në perëndim të Dyzeldorfit pasi është gjetur një bombë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, njoftuan autoritetet lokale.

Bomba me peshë 250 kilogramë është gjetur mbrëmë gjatë punimeve ndërtimore në pjesën veriore të qytetit, ndërsa gjatë ditës duhet që të çaktivizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat