Shembet ura në Itali, 3 të vdekur

Evropë

Shembet ura në Itali, 3 të vdekur

Më: 9 mars 2017 Në ora: 16:57
Pamje nga vendngjarja

Tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure në një autostradë në Itali.

Mediat italiane raportojnë se janë lënduar edhe dy persona të tjerë në shembjen e urës në autostradën “A14” afër qytetit qendror italian, Ancona.

Kompania e autostradës “Autostrade per l’Italia” njoftoi se ura ishte strukturë e përkohshme mbrojtëse e një mbikalimi që ishte mbyllur për trafik.

Shembja ndodhi gjatë punimeve për ta zgjeruar autostradën mes Anconas jugore dhe Loreto.

Të lënduarit janë punëtorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat