Szydlo: Asgjë nuk duhet bërë pa dakordësinë tonë për riemërimin e Tusk

Evropë

Szydlo: Asgjë nuk duhet bërë pa dakordësinë tonë për riemërimin e Tusk

Më: 9 mars 2017 Në ora: 18:07
Kryeministrja polake, Beata Szydlo

Kryeministrja polake, Beata Szydlo rikonfirmoi sot se rizgjedhja e bashkëkombasit të saj Donald Tusk në krye të Këshillit Evropian nuk duhet të bëhet pa dakordësinë e qeverisë së Varshavës.

“E përsëris, asgjë nuk duhet të ndërmerret pa ne dhe dakordësinë tonë”, vuri theksin Szydlo, duke u shprehur në gjuhën polake në mbërritje në samitin në Bruksel, me qëllim promovimin e unitetit të BE-së pas Brexit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat