Edhe Zvicra ia ndalon Erdoganit tubimet e fushatës për referendum

Evropë

Edhe Zvicra ia ndalon Erdoganit tubimet e fushatës për referendum

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:11
Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Hursit Yildirimin

Dy tubime për provovimin e reformës kushtetuese në Turqi janë anuluar në Zvicër së fundmi.

Ministri i Jashtëm turk kishte planifikuar të bisedonte me mbështetësit e partisë AKP të dielën, në hotelin Hilton, në Opfikon të Zvicrës.

Qëllimi: promovimi i reformës kushtetuese në Turqi, e cila do t’i garantonte presidentit Recep Tayyip Erdogan kompetenca gjithëpërfshirëse.

Por, hoteli u cilësua si shumë i rrezikshëm për Mevut Cavusoglun.

Për arsye sigurie, tubimi i paraparë u anulua këtë mëngjes, raporton SRF.

Këshilli i qeverisjes lokale i Cyrihut po ashtu ka kundërshtuar paraqitjen e Cavusoglut – dhe është ankuar të mërkurën tek Këshilli Federal.

Megjithatë, një tubim për reformën kushtetuese duhej të mbahej në Cyrih, raporton “St. Galler Tablatt” dhe “Nordwestschweiz”.

Dega zvicerane e Unionit të Demokratëve Evropiano-Turq kishte ftuar Hursit Yildirimin për të folur të premten, në orën 19:30.

Yildirim është zëvendëskryetar i degës së Stabollit të partisë qeverisëse turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat