Ja emri i shqiptarit nga Kosova që plagosi 9 persona me sopatë në Dyseldorf

Evropë

Ja emri i shqiptarit nga Kosova që plagosi 9 persona me sopatë në Dyseldorf

Nga: BOTA SOT Më: 9 mars 2017 Në ora: 22:32
Policia gjermane

(E plotësuar) -36 vjeçari me origjinë nga Kosova, Fatmir H. është personi që ka shkaktuar plagosjen e nëntë personave në stacionin e trenave në Dyseldorf. Prej tyre dy janë nga Italia të cilët qëndronin si turistë në Dyseldorf, u tha në konferencën për shtyp të policisë gjermane, shkruan “Die Welt”.

Fatmiri kishte leje qëndrimi dhe vuante nga sëmundja e depresionit. Ai kishte sulmuar civilët me shpresë se do vritet nga policia gjermane, pra në zhargonin e thjeshtë kjo mund të cilësohet se ai kishte tentuar „Suicide by Cop“, vetëvrasje përmes një polici, përcjell botasot.info.

***

Sulmuesi i dyshuar në Dusseldorf policia tregon se ka shkuar në Gjermani në vitin 2009. Në një konferencë për media, kanë treguar zyrtarë të policisë së qytetit dhe të landit Nordhein Westfalen, se shqiptari nga Kosova është me banim në Wuppertal të Gjermanisë.

Në konferencë u tha se gjatë bastisjes së vendit ku jeton shqiptari nga Kosova që dyshohet se ka kryer sulmin në stacionin e trenit në Dusseldorf, janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë.

“Sipas të gjitha gjasave fjala është për një sulmues të vetëm, një person i hutuar, të cilit i janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë”, u tha gjatë konferencës nga përfaqësuesi i policisë së landit Nordhein Westfalen.

Gjithashtu u tha se autori i dyshuar i sulmit, momentalisht gjendet në sallën e operacionit pasi në largim e sipër nga vendi i ngjarjes ka kërcyer nga një urë në qytet dhe ka thyer disa eshtra.

Ndër 9 personat e plagosur, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13-vjeçar dhe një 30-vjeçar.

“Të lënduar janë gjithsej 9 persona; katër gra dhe pesë burra”, thotë policia gjermane, duke shtuar se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

“Ai ka tentuar të futet në një nga trenat, por fatmirësisht nuk ka arritur të futet në tren sepse atëherë ka pasur mundësi që të ketë shumë më tepër viktima”, thuhet në konferencë.

Përfaqësuesit policorë tregojnë se personat që kanë pasur lëndime më të rënda, ndonëse lëndimet janë shkaktuar në kokë, gjendja e tyre po përmirësohet.

Sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë

“Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, raporton "Rheinische Post".

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Sipas meciave vendore policia në Dusseldorf nuk kanë pranuar të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit, pasi kanë thënë se s'mund ta bëjnë këtë para konferencës për media, e cila do të mbahet në orën 13:00.

Sipas mediave gjermane, i identifikuar si Fatmir H., plagosi 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë. Tre prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për sulmin e mbrëmshëm me sëpatë në stacionin e trenit në Dyseldorf, është arrestuar një 36 vjeçar me emrin Fatmir.H., raporton gazeta gjermane Der Spiegel Online.

Sulmi me sëpatë në të cilin mbetën të lënduar 9 persona, sipas autoriteve gjermane, nuk ishte sulm terrorist. Personi, që e ka keryer atë, raportohet të ketë probleme të rënda mendore.

Autoritetet policore gjermane, kanë bërë të ditur vetëm se ai vjen nga një vend i ish Jugosllavisë, dhe jeton në Wappertal, por mediat atje, nga burime brenda policisë, kanë arritur të zbulojnë se bëhet fjalë për 36 vjeçarin Fatmir H., me origjinë nga Kosova.

Në mëngjesin e së premtës, një i afërm i sulmuesit i ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik.

Autoritetet gjermane thonë se 36-vjeçari nga Kosova, vuan nga sëmundje mendore. Ai jeton në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Wuppertal.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer sulmin dhe është hedhur nga një urë aty pranë, duke i shkaktuar vetes lëndime serioze.

Ai është arrestuar dhe tashmë gjendet në spital.

Policia gjermane beson se ai ka vepruar i vetëm. Ata thonë se viktimat me lëndime serioze janë në gjendje stabile.

Policia jep detaje për sulmuesin në Dusseldorf: Personi që plagosi 9 persona është nga Kosova

Policia gjermane e ka konfirmuar se personi që sulmoi 9 persona më anën e një sëpatë, është nga Kosova por që jetonte në Wuppertal. Nga të dhënat në faqen zyrtare të Policisë Gjermane, thuhet se dorasi është një 36-vjeçar nga Kosova, i cili la të plaogusr 9 persona të enjten mbrëma, në stacionin qendror te trenave në Dusseldorf të Gjermanisë.

Policia gjermane bën të ditur se sulmuesi ishte polic në Wuppertal dhe aktualisht gjendet në klinikën psikiatrike, pasi ka pësuar thyerje gjatë sulmit. Ai nuk përjashtohet që mund të ketë edhe një të kaluar terroriste.

Arrestohet sulmuesi me sëpatë, publikohen pamje të rënda nga sulmi në Gjermani

Policia në qytetin e Gjermanisë në Duseldorf ku mbrëmë shtatë persona janë palgosur nga një sulmues me sëpatë, ka arrestuar një person 36 vjeçar,i cili është me origjinë nga territori i ish-Jugosllavisë.

Siç transmeton kjo agjenci, policia e Duseldorfit ka bërë të ditur se i dyshuari është nga Wupertali, qytet që gjendet 28 kilometra nga Duseldorfi dhe se bëhet fjalë për një person me probleme shëndetësore.

Shkon në shtatë numri i të plagosurve, agresori është nga ish Jugosllavia

Ka shkuar në shtatë numri i të plagosurve në stacionin e trenave në Dyseldorf, prej të cilëve tre persona në gjendje të rëndë.

Siç ka njoftuar policia në mbrëmje, agresori është 36 vjeçar dhe me origjinë nga ish Jugosllavia, por që banon në Wuppertal. Sipas gjitha gjasave ai ka vuajtuar nga sëmundje psikologjike.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Flet dëshmitari, rrëfen tmerrin e sulmit me sëpatë në Dyseldorf

Një dëshmitar okular ka sqaruar për Bild se ka parë ngjarjen në stacionin e trenit në Dyseldorf, ku ndodhi sulmi me sëpatë.

“Unë e pash dramën. Në tokë kishte gjak, unë mendoj, në ndenjëse pashë dy trupa”, tha ai, përcjell Bota sot.

Rreth agresorit ai theksoi se është nga vendet jugore dhe rreth 30 vjeçar.

Një dëshmitar tjetër për BILD ka sqaruar se: “Një person kishte gjakderdhje bile në qafë”.

Shkon në 6 numri i të lënduarve nga sulmi me sëpatë në Dyseldorf

Të paktën gjashtë persona janë plagosur, pasi një burrë me sëpatë shkaktoi një sulm në një stacion treni Dusseldorf.

Dy persona janë arrestuar dhe policia antiterroriste gjermane beson se të tjerët janë tashmë në arrati, raporton Daily Mail, përcjell Bota sot.

Raportet thonë se një nga sulmuesit vrapoi drejt një stacioni nëntokësor aty pranë dhe u hodh nga një urë derisa ata u përpoqën të largohen. Ai u arrestua pas një dëmtimi në përpjekjen e tij të pasuksesshme për të shpëtuar.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Dyseldorfit ndjek situatën nga vendngjarja

Kryetari i Dyseldorfit Thomas Geisel (SPD), ka shkuar në vendngjarje dhe informohet në çdo kohë nga policia.

“Një goditje e rëndë për Dyseldorfin. Shumë dëshmitarë janë në shok. Unë jam këtu për të falenderuar policinë dhe forcat e shpëtimit. Lutjet e mija janë për viktimat dhe të afërmit,” tha Geisel, shkruan “Bild”.

Pesë të lënduar dhe dy të arrestuar

Pesë persona janë plagosur në një sulm me sëpatë në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, tha policia.

Sulmi ndodhi në rreth 21:00 të kohës lokale të enjten (20:00 GMT), raporton BBC, përcjell Bota sot.

Dy arrestime janë bërë, dhe policia nuk ka përjashtuar mundësinë që në të të jenë përfshirë më shumë se dy sulmues. Nuk ka raporte për viktima.

Fotografitë e publikuara në mediat sociale nga vendi i ngjarjes tregojnë se stacioni ishte rrethuar nga policia dhe helikopterë që fluturonin lart.

Dëshmitarët raportuan se kishin parë persona të plagosur të shtrirë në tokë.

Një reporter për gazetën gjermane Der Speigel në vendngjarje tha se situata po qetësohet.

Hauptbahnhof Duesseldorf është stacioni kryesor hekurudhor të qytetit, duke shërbyer për një çerek milion pasagjerë në ditë. 

Sulm me sëpatë në stacionin e trenave në Dyseldorf, shumë të plagosur 

Një dëshmitare e ngjarjes e ka përshkruar situatën shumë të rrezishme, ndërsa ka shtuar se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 13-vjeçare.

“I kam ndihmuar me plagët dhe kam telefonuar babain e saj”, ka thënë ajo.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sulm me sëpatë në stacionin e trenave në Dyseldorf

Disa persona kanë mbetur të lënduar në stacionin e trenit në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi së paku dy persona kanë filluar ti sulmojë me sëpatë, shkruan “Der Spiegel”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00, ndërsa shumë dëshmitarë flasin se kanë parë arratisjen e agresorëve dhe disa të plagosur.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të persona tjerë të dyshuar. Hetimet e para flasin se bëhet fjalë për vrapim amoku dhe jo për sulm terrorist. Policia nuk ka dashur të komentojë për identitetin e të plagosurve dhe të arrestuarit.

Stacioni i trenave në Dyseldorf është i bllokuar për momentin./Bota sot

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat