Rrëzohet helikopteri në Stamboll, pesë të vdekur

Evropë

Rrëzohet helikopteri në Stamboll, pesë të vdekur

Më: 10 mars 2017 Në ora: 10:41
Pamje nga video

(E plotësuar) - Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pas përplasjes së një helikopteri zjarrfikës, ditën e premte në distriktin Büyükçekmece në Stamboll, shkruan Daily Sabah.

Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe skuadrat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 11:00, kohë lokale.

Mendohet që shtatë persona ishin në helikopterin që u rrëzua, këtu duke përfshirë edhe dy pilotët.

***

Një helikopter është rrëzuar ditën e sotme në Buyukcekmece të Stambollit, duke u marrë jetën të paktën pesë personave.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve AA, e cila thotë se helikopteri u rrëzua rreth orës 11:30 me orën lokale (9:30 me orën shqiptare). Helikopteri “Sikorsky S-76” ishte i kompanisë private “Eczacibasi holding”.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende por dëshmitarët okularë thonë se ka pasur mjegull të dendur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat