Moska e pakënaqur me kandidatin për ambasador të SHBA-ve në Rusi

Evropë

Moska e pakënaqur me kandidatin për ambasador të SHBA-ve në Rusi

Më: 10 mars 2017 Në ora: 14:11
Kryesuesi i organizatës amerikane Lidhja e Atlantikut, John Huntsman

Kryesuesi i organizatës amerikane Lidhja e Atlantikut, John Huntsman ka pranuar ofertën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump që të bëhet ambasador në Moskë, por ky hap shkaktoi reagime në Rusi, ku një politikan e ka quajtur “gjeraqinë”, duke iu referuar politikës së tij të angazhimit për luftë, transmeton Reuters.

Zyrtari nga administrata e presidentit amerikan ka bërë të ditur se Huntsman – ish-kandidat presidencial nga radhët e republikanëve dhe ambasador në Kinë dhe Singapor ka pranuar nominimin, të cilin ia kishte ofruar Trump që të përfaqësojë SHBA-të në Moskë. 

Vendimi do të hyjë në fuqi nëse votohet nga Senati i SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat