Putin: Na vjen mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë

Evropë

Putin: Na vjen mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 14:20
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti turk Recep Taip Erdogan

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur të premten homologun e tij turk Recep Taip Erdogan, me të cilin ka biseduar për situatën në Siri, ku është në rrjedhë aksioni i përbashkët ushtarak i të dyja shteteve.

Në takim kreu i shtetit rus shprehu kënaqësinë për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Gjatë ditës, Erdogan do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin Turqi-Rusi. 

Pas takimeve zyrtare, delegacionit turk do t’i bëhet një pritje zyrtare, ndërkohë që presidenti i Turqisë, Erdogan, do të vendosë një kurorë me lule në memorialin e heroit të panjohur në afërsi të Kremlinit.

Ndryshe, Rusia dhe Turqia në dhjetor të vitit të kaluar janë marrë vesh për armëpushim, pas të cilit erdhi deri te rënia e përleshjeve ndërmjet forcave të presidentit sirian Bashar Al-Asad dhe opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat