Lëvizja e lirë e punonjësve mbetet prioritet për Madridin, pas Brexit

Evropë

Lëvizja e lirë e punonjësve mbetet prioritet për Madridin, pas Brexit

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

Për Madridin, elementi më i rëndësishëm i negociatave për Brexit është ruajtja e lirisë së qarkullimit të punonjësve me Britaninë e Madhe, sipas një raporti të publikuar sot nga “El Pais”.

Ky raport i qeverisë paraqet në gjuhën e shifrave impaktin e Brexit mbi ekonominë spanjolle nga 0,2 për qind në 0,4 për qind të PBB-së ose dy në katër miliardë euro, sipas “El Pais”, që nuk saktëson afatin në kohë të këtij ndikimi në shkallë vjetore.

Raporti të krijon përshtypjen e përcaktimit të prioriteteve të Madridit në lidhje me negociatat që do të ndërmerren me Londrën në këndvështrimin e Brexit.

Sipas “El Pais” Spanja vlerësoi se lëvizja e lirë e punonjësve është elementi më i rëndësishëm i negociatave dhe Madridi aspiron të ruajë të pandryshueshëm kushtet e lëvizjes së lirë për të shmangur dëme të konsiderueshme.

Spanja është destinacioni i parë i britanikëve në Evropë, statistika jozyrtare përcaktojnë një numër të shtetasve britanikëve të vendosur në Spanjë që varion mes 800 000 dhe një milion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat