Identifikohen viktimat e shpërthimit në Petersburg

Evropë

Identifikohen viktimat e shpërthimit në Petersburg

Më: 4 prill 2017 Në ora: 22:04
Petersburg

Janë identifikuar viktimat e para të shpërthimit në metronë e Petersburgut, teksa identiteti i sulmuesit ende nuk është zbuluar.

Shpërthimi i të hënës në mes të dy stacioneve ka lënë të vrarë 14 persona dhe rreth 50 të lënduar. Hetuesit thonë se ky mund të ketë qenë një sulm me bombë nga një burrë nga Kirgizistani.

Sipas mediave ruse ndër të vrarët janë një grua 50 vjeçare, që punonte kukulla, teksa e bija është lënduar, por në gjendje të mirë. Dilbara Alieva, 20 vjeçe nga Azerbajxhani është po ashtu ndër të vdekurit. Viktima më e vjetër është 72 vjeçari Yuri Nalimov, kurse më e reja Ksenia Malyukova, 18 vjeçe.

Shpërthimi i ka tronditur shumë qytetarët e Petersburgut, të cilët po tentojnë t'i kthehen jetës normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat