Serbët serish protestojnë para ndërtesës së Qeverisë në Beograd

Evropë

Serbët serish protestojnë para ndërtesës së Qeverisë në Beograd

Më: 5 prill 2017 Në ora: 21:46
Protesta para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd

Rreth 8.000 pjesëmarrës të “Protestës kundër diktaturës” në Beograd kanë nisur protestën në orët e mbrëmjes para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd.

Protestuesit po mbajnë parulla si “RTS-Nuk i dimë të gjitha”, “Nuk e japim Serbinë”, “Poshtë diktatura”, “Dilni jashtë” dhe të tjera.

Në protestë po marrin pjesë kryesisht të rinj, të cilët janë të pakënaqur me fitoren e Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet presidenciale.

Ata kanë kërkuar edhe ndryshime në udhëheqjen e televizionit publik serb, RTS, ndërsa kanë protestuar edhe para ndërtesës së gazetave Informer dhe Politika.

Protesta po kalon kryesisht e qetë, ndërsa nuk është vërejtur prani e policisë para ndërtesës së qeverisë serbe.

Ndryshe, në thirrjen për protestë e cila është publikuar në rrjetet shoqërore, është apeluar që masa të qëndrojë e qetë dhe të mos gjuajë institucionet.

Raportohet se protesta të ngjashme sot ka pasur edhe në qytetet tjera të Serbisë, si Novi Sad, Nish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat