Meshkujt holandezë dorë për dore për të protestuar kundër homofobisë

Evropë

Meshkujt holandezë dorë për dore për të protestuar kundër homofobisë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:36
Jasper Vernes-Sewratan dhe Ronnie Sewratan-Vernes

Meshkujt holandezë kanë postuar fotografi nëpër rrjetet sociale të tyre duke u shfaqur dorë për dore kështu duke protestuar kundër homofobisë.

Ky trend është nxitur pas një sulmi ndaj dy meshkujve holandezë në një rrugë në Holandë ditën e diel.

Kësaj iniciative i janë bashkuar politikanë, ekspertë të futbollit dhe shumë njerëz të tjerë të famshmëm në fusha të ndryshme.

Jasper Vernes-Sewratan, 35 vjeçar, dhe Ronnie Sewratan-Vernes, 31 vjeçar, kanë thënë se ata u sulmuan nga një grup i njerëzve në orët e para të mëngjesit të dielën në Arnhem, në lindje të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat