Banka Botërore paraqet raportin e ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Evropë

Banka Botërore paraqet raportin e ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor

Më: 6 prill 2017 Në ora: 07:29
Banka Botërore

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë mban konferencë, ku do të prezentohet raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.

Konferenca për gazetarë do të kryesohet nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat