Britania aksidentalisht e “pushtoi” Spanjën në vitin 2002, por askush nuk e kishte vënë re!

Evropë

Britania aksidentalisht e “pushtoi” Spanjën në vitin 2002, por askush nuk e kishte vënë re!

Më: 6 prill 2017 Në ora: 07:30
Ilustrim

Ish-kreu i Marinës Mbretërore, admirali Lord West ka zbuluar se Britania gabimisht e kishte “pushtuar” Spanjën në vitin 2002.

Deklarata e tij, shkruajnë mediat e huaja, vjen disa ditë pasi ish-udhëheqësi i konservatorëve Michael Howard është shfaqur duke kërcënuar me luftë Spanjën, për Gjibraltarin.

West pretendon se një grup e Komandos Mbretërore Detare – ushtarët e vet të marinës – aksidentalisht u gjenden në anën spanjolle të gadishullit të Gjibraltarit gadishullit, ndërsa mendonin se ishin në pjesën britanike.

“Kjo nuk ishte një nga ditët më të mira në kohën time. Unë kisha një telefonatë nga komandanti ushtarak: “Zotëri, kam frikë ka ndodhur diçka e frikshme”. Mendova, ‘O Zot, çfarë?”. Ai u përgjigj:”Kam frikë se kemi pushtuar Spanjën, por nuk mendoj se ata e kanë vënë re”, ka thënë West.

Dhe sipas tij, ka qenë një peshkatar spanjoll ai që ua ka bërë të ditur një gjë të tillë:

“Mendoj se jeni në plazhin e gabuar”, u kishte thënë ai.

Pasi kanë kuptuar se kishin zbarkuar në La Linea, qytet spanjoll ngjitur me Gjibraltarin, marinsat shpejt janë tërhequr.

Një “zbulim” i tillë thuhet se autoritetet britanike kishin raportuar se një anije e marinës spanjolle ishte futur në ujërat e saj, pa leje, të martën.

“Inkursion i paligjshëm në ujërat e Gjibraltarit Britanik nga ana e marinës spanjolle”, kishte shkruar qeveria e Gjibraltarit, përmes Twitter, së bashku me një video të anijes.

Megjithatë, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Spanjës e ka mohuar pretendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat